E Shtunë, 31 Tetor 2026

Embargoja ndaj D2, ekspertet kunder

Vendimi i qeverise per te ndaluar importin e naftes D2 qe nga nje janari i vitit 2009, sipas eksperteve shkel marreveshjet me te rendesishme qe Shqiperia ka nenshkruar me nderkombetaret.

“Eshte ne kundershtim te plote me marreveshjen me OBT, por edhe me ate te Stabilizim-Asociimit, pasi me kete vendim qeveria godet tregtine e lire dhe diskriminon produktet e importit ndaj atyre vendase”, shprehet specialisti Ditmir Bushati.

Bashkimi Europian nuk e favorizon proteksionizmin, apo diskriminin qe qeverite u bejne produkteve te huaja. Ne kete pike, BE eshte mjaft e rrepte, ndaj ky vendim mund te kete pasoja jo te vogla.

“Kostot jane te shumta. Komisioneri Oli Rehn ka deklaruar se nje nga kriteret kryesore per dhenien e statusit te kandidatit per vendet qe aspirojne te hyjne ne BE do te jete ai se si ato kane zbatuar MSA-ne. Pra kostot mund te jene politike, mund te jene kosto imazhi, por mund te jene dhe financiare”, shton Bushati.

Ndalimi i naftes D2 ne treg ishte paralajmeruar qe ne vitin 2007. Por vendimi i atehereshem ndalonte jo vetem importin e D2, por edhe tregtimin e tij ne tregun e brendshem, duke perfshire keshtu edhe prodhimin vendas te “ARMO”-s, qe ne ate kohe ishte ende shoqeri shteterore.

Por vendimi i 2007 eshte ndryshuar vetem pak dite me pare dhe tashme nuk ndalon me tregtimin, por vetem importin e D2 duke i dhene keshtu shoqerise tashme te privatizuar “ARMO” monopolin e tregtimit te ketij karburanti, qe eshte edhe me i konsumuari ne vend.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›