E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina e baze, djegia nga nje falso-kontakt

Vetem pak ore pas djegies se makines se botuesit te gazetes “Tema”, ne nje njoftim per shtyp policia ka deklaruar se, automjeti i gazetarit Mero Baze u dogj si pasoje e nje shkendije elektrike e shkaktuar nga nje falso-kontakt ne impiantin elektrik. Por vete i demtuari ne nje prononcim per Top Channel u shpreh se policia ka dale ne nje konkluzion pa kryer hetimet e nevojshme.

“Fare pa pritur, pas 5 oresh policia doli ne perfundimin se ka pasur nje falso-kontakt. Ndersa une dhe banoret e pallatit kur pame makinen ne flake, ajo mund te shpetohej pasi zjarri kishte perfshire vetem pjesen e mbrapme. Flaka i eshte vene makines tek pjesa e bagazhit. Nga ana tjeter, zjarrfikesit benin veprime qesharake per te mos fikur zjarrin”, ka pohuar Baze.

Deklarata e policise erdhi mbreme vone, vetem pak ore pas reagimit te Partise Demokratike. “Mendoj qe reagimi politik eshte shume i frikshem nga Berisha, i cili ka inkurajuar bandite kunder meje. Ai ka shpallur nje lufte publike ndaj meje dhe medias qe drejtoj. Ai ne vend qe te distancohej nga veprimet kriminale, ka nxjerre zedhenesin e tij. Ne kete situate, cdo bandit mund t’i kundervihet nje gazetari duke pare qendrimin e kryeministrit”, ka deklaruar Baze.

Botuesi i gazetes “Tema” deklaroi se do t’i kerkoje prokurorise nje tjeter hetim per te cilen ai shpreson te jete i paanshem. “Kur te marr akt-ekspertizen do t’i drejtohem prokurorise per te thirrur nje ekspert te mire, ndoshta nga Gjermania, pasi makina ime eshte gjermane. Ata duhet te jene te paanshem dhe jo te motivuar nga kryeministri”, ka shtuar Baze.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›