Viti i Ri, nuk shënohen incidente të rënda

Viti i Ri kalon qetë dhe pa probleme përsa i përket të dëmtuarve nga fishekzjarret, apo të helmuarve nga konsumi i pijeve alkoolike dhe ushqimeve. Sipas mjekëve të repartit të djegieve dita e fundit e vitit 2008-të ka kaluar pa probleme serioze por edhe gjatë natës kur ka qënë kulmi i hedhjes së fishekzjarreve dhe të qytetarëve të cilët festonin në ambjentet e jashtme. Ky është një nga vitet e parë që tregohet qetësi dhe kujdes I tillë. Mjekët janë shprehur se ka patur vetëm disa incidente të vogla të cilat janë normale dhe dita e Vitit të Ri ka kaluar njësoj si një ditë e zakonshme. Vitet e shkuara ka patur mjaft raste me njerëz të dëmtuar sidoms nga fishekzjarret dhe sidomos fëmijë. Në disa raste të veçanta këto incidente kanë qënë mjaft serioze pasi kanë rrezikuar edhe shikimin apo dhe humbjen e gjymtyrëve të tyre.