E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, lind një qengj me 6 këmbë

ELBASAN- Një qengj me gjashtë këmbë është monstra që ka dal në dritë së fundi në trevën e Elbasanit. Mësohet se mostra e radhës është lindur
nga një dele(lindi dy binjakë) në pronësi të familjes Gorica në Sulovë të Elbasanit.

Teksa pronarët e lidhin këtë fakt me ogurin e një pjellshmërie të mbarë e mirëqënie, specialistët e lidhin me prishjen e ekuilibrave biologjikë si pasojë e ndotjeve në atmosferë.

Kohët e fundit, në zonën e Elbasanit janë evidentuar disa paradokse të tilla biologjike.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›