E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prrenjas, dhunoi ish të fejuarën, pranga 32-vjecarit

PRRENJAS- Dhunoi ish të fejuarën, arrestohet 32-vjecari nga Prrenjasi. Lajmi konfirmohet nga policia e Elbasanit, e cila ka prangosur Tomorr Hykën. Ky i fundit ka dhunuar fizikisht ish të fejuaren e tij Selvie Puro.

Mësohet se 32-vjecari në gjendje të dehur ka shkuar në lokalin ku punonte 30-vjecarja dhe pasi e ka fyer me fjalë ka nisur ta godasë, duke i shkaktuar asaj fraktura në trup.

Më pas ka ndërhyrë policia, e cila ka arrestuar të riun ndërsa 30-vjecarja është dërguar në spitalin ushtarak për mjekim të specializuar për shkak të plagëve të rënda në trup.
(el.me/News24/Balkan)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›