E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, makina aksidenton 4 këmbësorë, pjesëtarë të së njëjtës familje

Qyteti i Elbasanit është kthyer në një rrezik serioz për këmbësorët. Gjatë mesditës së sotme katër anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja është shënuar në unazën e qytetit të Elbasanit, ku një automjet me targa italiane ka dalë nga rruga, duke përplasur të katër këmbësorët që po ecnin në trotuar.

Të plagosurit, Niko dhe Flutura Balliu nga 40 vjeç dhe dy fëmijët e tyre, djali dhe vajza, përkatësisht 8 dhe 14 vjeç, janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Elbasanit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku bluzat e bardha bëjnë të ditur se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton lidhur me rrethanat e aksidentit, raporton Ora News.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›