Elbasan, makina del nga rruga, vdesin 2 studentë, 5 të plagosur
ELBASAN- Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit. Një makinë në të cilën udhëtonin 7 persona ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e 2 personave si dhe plagosjen e 5 të tjerëve.
Nga të dhënat e para mësohet se aksidenti ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm pranë vendit të quajtur Valas, kur makina e tipit Benz me targa CF 853RS ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Sipas policisë viktimat janë dy studentë nga Elbasani, Shpendi Hysa, Erjola Kurti ndërsa të plagosur janë Leonard Allai, Enea Hysa, Xhemile Toska e Brunilda Kullolli, ndërsa të plagosurit të pestë i dihet vetëm emri Oligert.
Sipas mjekëve të spitalit të Elbasanit gjëndja shëndetësore e 4 prej të plagosurve është e rëndë.
Një grup hetimor ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë rrugor.
(s.g/BalkanWeb)