E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, makina del nga rruga, vdes djali 20-vjecar, plagoset i ati

ELBASAN- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës.

Automjeti me targa EL 9850 A ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen një 20-vjecar i quajtur Armand Musta, ndërsa babai i tij, 50 vjecari Shkëlqim Musta është plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Elbasan-ish-kombinati Metalurgjik, ndërsa mësohet se mjeti drejtohej nga 50-vjecar Musta.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Policia e Elbasanit ka mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po kryen hetimet paraprake.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›