Sërish racizëm në Liverpul, futbollisti qan në fushë
ANGLI- Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli ka bërë thirrje për t’i dhënë fund racizmit, pas një tjetër incidenti që përfshiu sërish klubin e Liverpulit. Në ndeshjen me Oldhamin, në Kupën e Mbretëreshës, lojtari i skuadrës kundërshtare Tom Adejemi nisi të qante dhe donte të braktiste fushën, pasi tifozët nisën duke e sharë me fyerje raciste. Ngjarja, përveçse nga autoritetet sportive, po hetohet edhe nga policia, pasi Adejemi pati një konflikt verbal me një tifoz.
Ndërkohë, shefi ekzekutiv i shoqatës së futbollistëve, Bobi Barns, tha se ky incident është një hap i madh mbrapa përsa i përket luftës kundër racizmit. “Mendoj se është e tmerrshme. Nuk duhen nënvlerësuar aspak ato komente të dala nga turma e një institucioni të madh si Liverpuli. Për lojtarin e fyer ishte diçka skandaloze, pasi ai është i ri dhe po kërkon të ndërtojë emrin e tij, të ndjekë rrugën e tij në jetë.
Futbolli është ëndrra e tij dhe këto thirrje raciste janë një goditje e fortë”, deklaroi Barns. Vetëm dy javë më parë, lojtari i Liverpulit Luis Suarez u pezullua për 8 ndeshje për shkak të komenteve raciste ndaj Patris Evra të Mançester Junajtid. Ai i tha francezit “negro” për të paktën 8 herë, gjë që i kushtoi edhe penalizimin e rëndë.
(ma.ar/A. Latifi/BalkanWeb)