Kodi i ri rrugor operativ nga 11 janari
TIRANË- Ndryshimet e miratuara në kodin rrugor të Shqipërisë, të cilat hyjnë në fuqi nga data 11 janar, duhet të ishin shoqëruar me rritje të standarteve rrugore, vecanërisht në drejtim të plotësimit të sinjalistikës.
Kjo sipas ekspertit autoteknik, Gëzim Hoxha mund të krijojë një përshtjellim në rritje në qarkullimin rrugor.
“Duhet rënduar gjoba në drejtim të atyre që përdorin pije alkoolike. Një njeri që përdor alkool mund të sjellë aksident në rrugë, por nuk jam në dakord për gjobat që vendosen jashtë rrugëve, sepse ne nuk kemi sinjalistikë rrugore. Nëse do të marrim segmentin rrugor Tiranë-Durrës shohim që nëse ecim me shpejtësinë e lejuar vargu i makinave bëhet shumë i gjatë mbrapa. Pra, kjo tregon që është një rrugë e pa studiuar për shpejtësinë e lëvizjes”, tha eksperti autoteknik Gëzim Hoxha.
Në shumë raste mospërputhjet e tabelave me karakteristikat që ofron rruga, sipas Hoxhës shtojnë me të padrejtë penalizimet që rëndojnë direkt në xhepin e qytetarëve.
Ndryshimet në kodin rrugor pritet të hyjnë në fuqi nga dita e martë dhe parashikojnë penalitete të rënda për personat që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, persona nën moshë dhe pa patentë si edhe për shpejtësi të lartë dhe për mospërdorim të rripit të sigurimit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)