E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga Arabe zgjat afatin e misionit vëzhgues në Siri

KAJRO- Ministrat e Jashtëm të Lidhjes Arabe kanë rënë dakord për të zgjatur afatin e misionit të ekipit prej 150 vëzhguesish të saj që po përpiqet të monitorojë fushatën e përgjakshme 10 mujore të qeverisë kundër protestuesve civilë në Siri.

Kryediplomatët e vendeve arabe u takuan sot në Kajro ku zyrtarët thanë se misioni duhet të përforcohet dhe t’i jepet fund dhunës në Siri.

Takimi u mbajt një ditë pas përleshjeve, në të cilat u njoftua se u vranë të paktën 21 veta në gjithë Sirinë dhe dy ditë pasi një sulm me bombë vrau 26 persona të tjerë në kryeqytetin Damask.

Kombet e Bashkuara përllogarisin se 5 mijë veta janë vrarë në Siri, ndërkohë që qeveria e Damaskut akuzon terroristë të armatosur për nxitjen e revoltës si dhe për vrasjen e 2 mijë forcave të sigurimit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›