E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, makina përplas motorrin, plagoset 60-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në rrethin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çërragë, kur një makinë ka përplasur një motorr. Drejtuesi i motorrit, 60-vjeçari Petrit Shtylla, është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.

Ndërsa sipas policisë drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është 44-vjeçari, Qemal Lleshi.
Ndërkohë që forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›