E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, aksidentohet për vdekje kalimtari

 Policia lokale bëri të ditur se viktima është shtetasi Hekuran Spaho, 76-vjeç, i cili është aksidentuar për vdekje nga një automjet, teksa po kalonte në rrugë.

Policia arrestoi në flagrancë autorin e ngjarjes, Pjer Pojanaku, 21-vjeç, banues në Pogradec. Pas aksidentit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është kapur nga forcat e policisë pasi ka konsumuar veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i ngjarjes”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-05 10:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›