Bashkia e Korçës, gjobitet për zhvendosje të monumentit

50 mijë lekë të reja është gjobitur Bashkia e Korçës, për shkak të spostimit të monumentit “Luftëtari Kombëtar”, ose i njohur ndryshe si “Ushtari i Panjohur”. Shkak për gjobitjen është bërë mungesa e lejes nga ana e bashkisë për zhvendosjen e një monumenti kulture. “Luftëtari Kombëtar”, ose siç njihet ndryshe, “Ushtari i Panjohur”, është zhvendosur nga pozicioni aktual në qendër të qytetit në fund të muajt gusht.
Vepra e punuar nga mjeshtri Odise Paskali është vendosur fillimisht në vitin 1932 në qendër të qytetit të Korçës, dhe këtë vit është zhvendosur. Punonjës të Bashkisë kanë hequr pjesën e skulpturës të punuar me mjeshtëri, për ta ruajtur atë në një magazinë, ndërkohë që në qendër të qytetit tashmë ka mbetur një bazament i zbrazët.