E Diel, 1 Nëntor 2026

Venizelos: Gjermania ka fituar me Greqinë rreth 400 mln euro

ATHINE - Në një intervistë për gazetën gjermane “Der Spiegel”, kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos, tha se huadhënësit do t’i marrin paratë e tyre mbrapsht, duke pohuar edhe se gjermanët përfitojnë financiarisht nga Greqia. 

"Tatimpaguesit gjermanë janë duke përfituar nga një pozicionim i mirë i parave që qeveria po bën", tha Venizelos. "Në këtë mënyrë, Gjermania ka fituar nga Greqia rreth 400 milion euro gjatë dy vitet e fundit", vijon Venizelos dhe thekson faktin se Greqia, sipas tij, nuk është vendi më problematik, pasi borxhi i saj është vetëm 2.5%, e totalit të borxhit të vendeve të eurozonës.
I pyetur nëse kërkesat e Treshes janë të tepruara, Venizelos vuri në dukje se “Greqia duhet t’i pranojë kushtet e partnerëve, edhe nëse prej tyre bëhen gabime”. Ai shpreh keqardhjen që nuk u aplikuan më herët disa elemente të caktuara të paketës së ndihmës së dytë, si dëmtimi i borxhit dhe kostot e ulëta të interesit, në mënyrë që Greqia tani të kishte ecur më shumë në drejtim të zgjidhjes së krizës.

Sa iu përket zgjedhjeve, Venizelos shpreson se ato do të zhvillohen në maj. "Në BE respektohet sovraniteti i shteteve. Organizimi i zgjedhjeve është një çështje e politikës nacionale ndaj nuk duhet presion jashtë. Shumica dërrmuese e grekëve pranon nevojën për reforma dhe dëshiron të mbajnë vendin tonë në Eurozonë”, tha ai. 

Venizelos nuk përjashton mundësinë për shkurtime të mëtejshme në mënyrë që të plotësohen kushtet për ndihmën. Ai gjithashtu iu referohet reformave “të dhimbshme”, duke vënë në dukje se "pa mbështetjen e popullit askush nuk do të jetë në gjendje t’i zbatojë ato".

I pyetur nëse synon të rishikojë paketën e ndihmës në qoftë se zgjidhet kryeministër, udhëheqësi i PASOK Venizelos shpjegon se programi është i kontrolluar në çdo tre muaj dhe theksoi se "jemi të gatshëm për të aplikuar kushtet, por këto kushte edhe mund të përshtaten".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›