E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB: Popullsia shqiptare më e palumtur se ajo kosovare

TIRANE - Megjithëse janë ‘si motra’, popullata shqiptare e Shqipërisë është me e palumtur se ajo kosovare.

Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nga 142 shtete Shqipëria renditet në vendin e 89-të për shkallën e palumturisë, ndërsa vendin e parë në rajon e zë Kroacia si vendi më i lumtur për të jetuar.

Ndërsa bashkëkombësit në Kosovë janë më të lumtur se ata në Shqipëri, pasi renditen 20 shkallë më lart sesa Shqipëria për shkallën e lumturisë. Kushtet ekonomiko- sociale, ku mbizotëruese është varfëria deri në mjerim e bëjnë Shqipërinë një popull të palumtur.

Me të njëjtën shkallë jolumturie, Shqipëria renditet përkrah Tunizisë, Nikaraguas e Afrikës së Jugut, dhe pas Iranit, Libisë dhe Pakistanit. Dhe pas Shqipërisë vendet e rajonit ku qytetarët buzëqeshin më pak janë maqedonasit dhe serbët, që psikologët e lidhin me situatën e tensionuar në këto vende.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›