E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, makina përplaset me kamionin, plagosen 2 persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të automobilistik në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në vendin e quajtur “Ura e Bakallit”ku një automjet në të cilin udhëtonin një cift janë përplasur me një kamion.

Për pasojë, cifti, identitetet e të cilëve nuk dihen ende, kanë mbetur të plagosur, ndërsa janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shakqeve të aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›