Tiranë, në 3 Qendra Votimi mungojnë materialet zgjedhore
Edhe pse na ndajnë pak orë nga fillimi i procesit të votimit, disa qendra votimi në njësinë 6-të ne kryeqytet ende nuk janë pajisur me bazën materiale të nevojshme për votim. Nuk dihet ende se kur këto qendra do pajisen me bazën materiale.
TIRANE- Kur kanë mbetur tashmë vetëm disa orë nga fillimi i votimeve, disa qendra në njësinë bashkiake numër 6 në kryeqytet ende nuk janë pajisur me bazën materiale të nevojshme për të garantuar një proces zgjedhor normal. Të paktën deri tani, këto 3 qendra 1880, 1880/1 dhe 1880/2 duket se nuk do të garantojnë fillimin e procesit siç është parashikuar në të gjithë Shqipërinë në orën 07:00 të mëngjesit. Në fakt në ambientet e tyre nuk gjen asnjë shenjë që mund të tregojë se këtu do të duhet të votojnë një numër prej rreth 5 mijë votuesish.
Ambientet janë krejtësisht bosh përveç njërës prej tyre ku mund të gjesh vetëm 2 tavolina, sigurisht të pamjaftueshme për të përballuar fluksin e votuesve. Nuk dihet ende se kur këto dy qendra votimi do të pajisen me bazën materiale të domosdoshme , ajo që mbetet e sigurt është se në këto tre pika votuesit mund ta kenë të pamundur të gjejnë kutinë e votimit. (a.r/news24/balkanweb)