E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti ukrainas ne varesi te zgjedhjeve

Çështja Timoshenko ka bllokuar marrëdhëniet tregtare ndërmjet Ukrainës dhe Bashkimit Europian. Në Jaltë, seli e konferencës për strategjinë europiane, Brukseli i ka bërë presion presidentit Janukovic për respektimin e demokracisë dhe ka paralajmëruar se legjitimiteti i parlamentit të ri të Ukrainës do të varet nga mënyra se si do të shkojë procesi zgjedhor në votimet e 28 tetorit. “Partnerët tanë ukrainas mendojnë se, për momentin, mbrojtja e vlerave tona mund të kalojë në plan të dytë, shprehet Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle. Besojnë se ndoshta Ukraina është aq e rëndësishme sa që të vazhdosh përpara me marëveshjet e partneritetit do të ishte më e rëndësishme se sa ruajtja dhe mbrojtja e këtyre vlerave. Europa vazhdon të shprehë shqetësim për rastin e Julia Timoshenkos dhe ish-ministrit Juri Lutsenko, të cilën ndodhen në burg prej vendimeve që cilësohen si politike dhe janë të përjashtuar nga procesi zgjedhor. Por diçka tjetër që ka tërhequr vëmendjen ka qenë edhe prania e Dominik Straus Kan, pas skandalit në të cilit u përfshi. Ish-drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka qenë i ftuar në cilësinë e ekspertit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›