E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, mbytet nëpërrua një 34-vjecarpësoi atak kardiak

ELBASAN- Një 34-vjecar ka humbur jetën pasi u mbyt në një përrua në fshatin Reçan të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme kur viktima Ilir Kaçuli për shkak të temperaturave të larta është futur për tu larë në përroin e Kushës, jo shumë larg banesës së tij.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se Kaçuli kishte qenë vetëm pranë përroit dhe kanë qenë banorë të zonës të cilat kanë parë trupin e 34-vjecarit duke pluskuar mbi ujë. Menjëherë ata kanë njoftuar policinë e cila ka nxjerrë trupin e pajetë nga uji dhe ka identifikuar viktimën. Grupi i eskpertizës pasi ka kryer eskpertizës, ka konkluduar se 34 vjeçari është mbytur aksidentalisht si pasojë e atakut kardiak.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›