E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona: “Mesi mund të krahasohet me mua”



Trajneri i Argjentinës, Diego Armando Maradona, beson se ylli i skuadrës së tij, Lionel Mesi, mund të krahasohet me të. Diego Maradona ishte frymëzuesi dhe udhëheqësi në Argjentinës në trofeun e “Meksikë 1986”, (gjithmonë do të kujtohet goli i tij me dorë kundër Anglisë), por 49-vjeçari beson se Lionel Mesi mund të shndërrohet në një gjigant të “Afrika e Jugut 2010”. “Mendoj se pas Lionelit është një ekip i tërë që do ta mbështesë atë, dhe ai do të jetë si qershia mbi tortë. “I uroj nga thellësia e zëmrës sime, që Mesi të tregojë talentin e tij dhe ai të bëjë performancën më të mirë të të gjitha kohërave. “Mesi e di shumë mirë se ai mund të bëjë diferencën në një ndeshje, se ai mund të krijojë raste pa fund për gola”.

Ndeshja
Pas 16 vjetësh, Diego Armando Maradona bën rikthimin e tij në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut. Argjentinasi u largua me kokën ulur në Botërorin e vitit 1994 pas ndeshjes me Nigerinë, një ekip me të cilin trajneri i sotëm i Argjentinës do të përballet të shtunën në ndeshjen hapëse të grupit B. Afrikanët, ndërkohë, dëshirojnë të hakmerren për humbjen në finalen e futbollit në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008, ku “La Albiceleste” triumfoi me një numër lojtarësh, të cilët janë të pranishëm në Johanesburg. Ata besojnë të trajneri suedez, Lars Lagerbak, një nga ata që ishin pas punës mjeshtërore në eliminimin e Argjentinës në Botërorin e Kore/Japoni 2002. Diego Maradona ka në dispozicionin e tij, dy nga golashënuesit më të mirë në Europës sezonin e kaluar, në ëndrrën për të fituar titullin e tretë: Lionel Mesin dhe Gonzalo Higuain, të cilët shënuan së bashku 61 gola. Argjentina e ka mundur dy herë Nigerinë, në vitin 1994 dhe 2002.

Martins

Nigeria nuk do të fokusojë të gjithë vëmendjen për të bllokuar Lionel Mesin kur të përballet me Argjentinën. Dy ekipet do të përballen në ndeshjen hapëse të grupit B, por sulmuesi i Nigerisë, Obafemi Martins, është i vetëdijshëm se rivalët nuk janë të përbërë vetëm nga një njeri. “Njerëzit flasin shumë rreth Mesit, - tha ai, - duke harruar se ka shumë se janë edhe lojtarë të tjerrë shumë të mirë te ekipi i Argjentinës, të tillë si Karlos Tevez dhe Diego Milito. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë ne, lojtarët dhe stafin teknik, por është një ndeshje ekipesh, pasi dhe ne kemi yjet tanë për këtë ditë”. “The Super Eagles”, sipas drejtuesve, do të kenë një avantazh plus, mbështetjen e e fuqishme të tifozëve lokalë.
“Madje edhe afrikanojugorët janë gati të mbështesin ekipin tonë”, - tha Taivo Ogunjobi i Federatës Nigeriane të Futollit. Nigeria do të luajë kundër Argjentinës në “Elis Park” të Johanesburgut, më 12 qershor, përpara se të sfidojë Greqinë dhe Korenë e Jugut në grupin B.

Tifozët: “Ja pse Gjermania jonë fiton”

Tifozët gjermanë besojnë se “Nationalmanschaft” do të fitojë Botërorin. Mediat gjermane kanë paraqitur 50 arsye se përse Gjermania do të fitojë titullin e katërt botëror. Tri të parat Gjermania i ka fituar në vitin 1954 (në Zvicër), 1974 (në Gjermani) dhe 1990 (në Itali). Ja disa nga arsyet të përzgjedhura përmes një forumi në rrjetin social ndërkombëtar “Tëitter”

1- Gjermania do të fitojë Botërorin pasi Bastian Shvajnshtjger po luan sezonin më të mirë të tij.

2- Ka mentalitetin e duhur te fitores.

3- Pasi bluza gjermane me katër yje duket më e bukur se sa me tre.

4 - Pasi Filip Lahm dëshiron të tregojë se është kapiteni më i mirë, se edhe pa Mikael Balakun, Gjermania mund të jetë e para në botë.

5 - sepse gjermanët dinë të fitojnë edhe kur është kohë krize.

6- pasi duket më bukur “1954, 1974, 1990, 2010, se sa numrat 1954, 1954, 1990, 2014.

7 - pasi Spanja, shumë shpejt do të kërkojë nga paratë tona, ashtu siç bëri pak kohë më parë Greqia.

8 - sepse udhëtoi drejt Afrikës së Jugut me avionin superluksoz A-380, dhe me kë... me Shakirën.

Botërori nis startin me dy barazime
Meksika i mohon fitoren e Afrikës së Jugut, Franca zhgënjen me Uruguain

Pas ceremonisë magjepsë të Botërorit, Afrika e Jugut dhe Meksika barazuan 1-1, në një ndeshje tërheqëse sidomos në pjesën e dytë, në një sfond me një atmosferë të elektrizuar. Pas një pjesë të parë të ngadaltë, por edhe me raste, “Bafana Bafana” shënuan të parët me anë të Siphive Tshabalala, i cili shënoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 55-të – njëherësh edhe goli i parë i këtij Botërori – duke entuziazmuar në kulm vendasit. Veterani i Barcelonës, Rafael Markez, shpëtoi nderin e Meksikës, duke barazuar në minutën e 79-të, duke bërë të pavlefshme pritjet e mëparshme të mrekullueshme të portierit Itumeleng Khuneand në ndeshjen e parë të grupit A. Pak minuta nga përfundimi, Mphela kishte të gjitha mundësitë për të firmosur fitoren e Afrikës së Jugut, por topi u përplas në shtyllën pingule. Uruguai-Franca (0-0) ishte një ndeshje ku munguan emocionet e mëdha, edhe pse të dyja ekipet patën disa raste për shënim. Momenti kulmor ishte kartoni i kuq për Lodeiron e Urugait në minutën e 80-të. Dy minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, francezët pretenduan për një penallti pas një prekje të topit me dorë nga uruguainët pas një gjuajtjeje të zëvendësuesit Tieri Henri. Të katër ekipet kanë nga një pikë nga ndeshjet e para.

DJE, GRUPI A

11.06 16:00 Afrika e Jugut –Meksika 1-1
11.06 20:30 Uruguai-Francë 0-0
16.06 20:30 Afrika e Jugut-Uruguai
17.06 20:30 Franca-Meksika
22.06 16:30 Meksika-Uruguai
22.06 16:00 Afrika e Jugut-Franca

RENDTIJA
1. Afrika e Jugut 1 0 1 0 1-1 1
2. Meksika 1 0 1 0 1-1 1
3. Uruguai 1 0 1 0 0-0 1
4. Franca 1 0 1 0 0-0 1

SOT
GRUPI B

12.06 16:00 Argjentina-Nigeria
12.06 13:30 Koreja J.-Greqia

GRUPI C
12.06 20:30 Anglia-SHBA

12 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›