Elbasan, muaji iRamazanit pritetme fishekzjarre
ELBASAN- Një atmosferë e ngjashme me atë të Krishtlindjeve, ka qenë mbrëmja e djeshme në qendër të qytetit të Elbasanit. Fishekzjarre me forma të ndryshme kanë ndriçuar përreth 30 minuta qiellin, ndërsa thuajse i gjithë qyteti ka dalë jashtë për të parë më nga afër këtë atmosferë.
është viti i dytë që Myftinia e Elbasanit në bashkëpunim me Bashkinë e këtij qyteti organizojnë një ceremoni të tillë festive në prag të muajit të Madhërueshëm të Ramazanit.
Janë me qindra besimtarë myslimanë që agjërojnë në qytet, të cilët kishin dalë jashtë dhe festonin së bashku, duke përcjellë urimet për njëri-tjetrin. Më pas Myftiu i Elbasanit Agim Duka nëpërmjet mediave ka uruar të gjithë besimtarë në mbarë botën.
(m.a/News24/BalkanWeb)