Grabitet banka me arme dhe maska
Tirane-Grabitja e radhes e bankave ne kryeqytet ka ndodhur mengjesin e djeshem, ne "Rrugen e Kavajes". Grabitesit e parave kishin piketuar si objektivin e tyre, nje nga bankat e nivelit te dyte, sic ka ndodhur shpesh keto heret e fundit ne kryeqytet. Cdo te gje ka ndodhur me nje shpejtesi te rrufeshme dhe e mireorganizuar nga autoret. Ata jane dukur ne dyert e bankes pak sapo ajo ka hapur dyert e saj per klientet. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 09.15. Tre persona te maskuar, ku njeri prej tyre mbante ne dore nje arme, kane hyre brenda dhe kane kercenuar punonjesit e saj te dorezojne menjehere te gjitha parate qe kishin. Edhe pse banka ruhej me roje private, ata nuk kane mundur dot te ndalin aksionin e grabitesve. Te tmerruar nga kjo skene dhe nga arma qe u qendronte mbi krye, punonjesit e bankes jane detyruar te japin te gjitha parate qe ndodheshin ne kase. Tre autoret e ngjarjes kane marre shumen e parave pa e ditur sesa ishin dhe jane larguar me shpejtesi, duke mos humbur kohe per realizimin me sukses te aksionit. Pas kesaj ka ardhur edhe njoftimi ne policine e Tiranes, per ngjarjen e ndodhur. Menjehere ne vendin e ngjarjes shkoi grupi i posacem hetimor, i cili nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, filloi veprimet e para hetimore dhe proceduriale.
Pasi jane marre ne pyetje punonjesit e bankes, ka rezultuar se shuma e grabitur ishte 350 mije leke. Punonjeset i kane shpjeguar policise, se sasia e parave te grabitura perdorej per pagesa emergjente. Policia ka fiksuar te gjitha provat dhe gjurmet qe mund te kishin lene autoret, si dhe kane marre ne shqyrtim edhe xhirimet filmike te kamerave te sigurise. Dyshohet se tre grabitesit te cilet jane te paidentifikuar, jane larguar me shpejtesi nga vendngjarja me motor, duke dredhuar neper rrugica, per te shmangur kalimin ne rrugen kryesore, ku ka nje fluks te dendura automjetesh, por dhe prani te policise. Uniformat blu te Tiranes, zyrtarisht deklaruan se duke marre shkas nga kjo vjedhje, Drejtoria e Policise ka marre menjehere nje sere masash organizative ne bashkepunim me Shoqerite e Ruajtjes dhe Sigurise Fizike si dhe me Punonjesit e Sigurimit te Brendshem te Bankave te Nivelit te dyte, me qellim garantimin e zhvillimit normal te aktivitetit bankar te tyre, si dhe bizneseve ne pergjithesi. Por te gjitha rastet e grabitjeve te bankave te ndodhura keto vitet e fundit ne kryeqytet, kane rezultuar me autore te paidentifikuar dhe te paarrestuar.