E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, digjennga zjarri 4 shtëpi

KRUJE- Zjarri ka përfshirë sipërfaqe të tëra në fshatin Mazhe e Madhe në rrethin e Krujës. Zjarri ka djegur 4 shtëpi të pabanuara të cilat janë bërë të papërshtatshme krejtesisht. Banesat u përkasin famlijeve emigrantë me qëndrim në Itali dhe Greqi.

Po ashtu flakët e zjarrit kanë përfshirë edhe ullishte e pemë të tjera që ndodhen në këtë fshat. Vetëm në pronën e një familjeje zjarri ka përfshirë rreth 130 rrenje ullinj si dhe një numër të madh dru frutore të tjerë si mollë, shegë, etj etj.

Po ashtu një numër i madh ullinjsh dhe pemësh janë djegur edhe familjeve të tjera dhe sipas të dhënave të banorëve të këtij fshati që kanë marrë pjesë në izolimin dhe shuarjen e zjarrit numri i ullinjve të djegur shkon deri në 800 rrënjë në të gjithë fshatin.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›