E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, ndalohet vrasësi i dytë i 23 vjeçares

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Gazment Selimaj, i datëlindjes 02.05.1973, lindur dhe banues në lagjen “Vriserion Xhuvani“ Elbasan.

Ky shtetas, në bashkëpunim me bashkautorin shtetasin Mirjan Dedja, 28-vjeç, i dënuar më parë për “Armëmbajtje dhe Krime kundër Jetës dhe Shëndetit”, (i cili është i arrestuar) janë autorë të dyshuar te vrasjes së shtetases Thomai, e cila punonte si kamariere në një lokal afër universitetit "Aleksandër Xhuvani".

Pas marrjes së informacionit mbi vendndodhjen, u morën masat e nevojshme dhe u bë ndërhyrja, duke finalizuar me prangosjen në banesën e tij. Po punohet per dokumentimin e plote te kesaj ngjarjeje. /Start/

                                                                                             2011-12-19 16:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›