Nishani pret homologun kroat

Ministri Nishani theksoi se Policia e Shtetit është e fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme e njëkohësisht në kontrollin rigoroz kufitar.
“Në funksion të këtyre objektivave Shqipëria ka ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë policor jo vetëm me vendet fqinje, por edhe me vendet e rajonit të Evropës Juglindore dhe më gjerë dhe policia shqiptare vlerësohet tashmë si partner shumë i rëndësishëm në rajon”, tha Nishani duke përmendur operacionet e përbashkëta policore dhe patrullimet e përbashkëta të kufirit, duke lehtësuar ndërkohë lëvizjen e qytetarëve të thjeshtë përmes pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe një kontrolli të vetëm në hyrje.
Ministri i Brendshëm kroat vlerësoi përpjekjet dhe arritjet e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës e në mënyrë të veçantë për ndërtimin dhe funksionimin e një bashkëpunimi të suksesshëm rajonal. Ministri Ostojic ftoi Ministrin Nishani për një vizitë zyrtare në Zagreb për të firmosur pas disa muajsh edhe marrëveshjen e bashkëpunimit policor mes të dy vendeve, ftesë e cila u pranua me kënaqësi nga Ministri Nishani.
Ministrat Nishani dhe Ostojic diskutuan gjithashtu mbi organizimin strukturor të policive shqiptare e kroate dhe mbi shkëmbimin e përvojave dypalëshe për një ristrukturim të tyre në shërbim të rritjes së efiçensës dhe efikasitetit në luftë kundër kriminalitetit dhe veprimtarive të paligjshme. /Start/
2012-01-24 13:42