Këtë vit regjistrohen njësitë bujqësore

Bujqësia konsiderohet një nga sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare dhe deri më sot, regjistrimi i këtij sektori ka qenë i pjesshëm dhe i realizuar për degë të veçanta.
Për këtë qëllim, shprehen ekspertët e fushës, është i domosdoshëm krijimi i regjistrit të fermave që kryejnë aktivitet bujqësor dhe blegtoral si dhe inicimi i një sërë aktivitetesh të tjera statistikore në drejtim të përmirësimit cilësor dhe sasior të statistikave bujqësore.
Grupi me ekspertët nga ministritë e linjës ka hartuar pyetësorin me anë të të cilit do të grumbullohet informacion statistikor për aktivitetin bujqësor dhe blegtoral që kryhet në territorin shqiptar. Regjistrimi i njësive ekonomike bujqësore pason procesin e regjistrimit të popullsisë, banesave dhe njësive ekonomike, i cili u realizua gjatë vitit 2011./Start/
2012-01-24 13:43