E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, një automjet plagos rëndë dy shtetas

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00, kur mjeti tip Benz, me drejtues 35 vjeçarin Abdulla Sejdini, ka dalë nga rruga, duke u ngjitur në trotuar ku edhe ka përplasur rëndë këmbësorët Gani Shuli, i cili si pasojë e goditjes së rëndë ka humbur edhe këmbën e djathtë në aksident, si edhe 36 vjeçarin Elton Balla, që sipas mjekëve, mësohet se ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore.

Sipas grupit të ekspertizës në vendin e ngjarjes, drejtuesi i mjetit ka qenë mbi shpejtësinë e lejuar. Me ndihmën e mjeteve të rastit dy të aksidentuarit janë transportuar në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku edhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, pasi gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë për jetën.

Mësohet se Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit deri në përfundim të hetimeve, por paraprakisht mësohet se ai akuzohet për veprën penale "shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".  /Start/

                                                                                             2012-07-24 09:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›