Ligjet zgjedhin Zenelin anetar te Gjykates se Larte, kritika Topit Rozeta Rapushi
Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi dje kandidaturen e Artan Zenelit per postin e anetarit te Gjykates se Larte. Keshtu, pas disa vitesh, Zeneli arriti te marre bekimin e mazhorances ne kete komision, nderkohe qe socialistet abstenuan ndaj kandidatures se tij. Kandidati u prezantua para ligjvenesve dhe arriti te marre mbeshtetjen qe nuk e pati vite me pare, ne kulmin e debateve Kuvend-Presidence per proceduren e sjelljes se dekreteve ne kete institucion. Ndaj dhe kreu i komisionit, Ilir Rusmali, komentoi dhe sqaroi kundershtimin e mazhorances kohe me pare, ku sqaroi se kjo kundershti nuk lidhej me emrat por me proceduren dhe betejen kushtetuese me Presidentin ne detyre Topi, i cili dorezoi ne Kuvend emrat e anetareve per Gjykaten e Larte, pa u konsultuar me pare me kete institucion. "Nese rastesia e solli qe ne listen e kandidateve ishte edhe zoti Zeneli, fakt qe une nuk e mbaja mend, kjo nuk luan rol sepse beteja ishte kushtetuese dhe parimore. Nuk kishte lidhje me individin. Sepse perzgjedhja e emrave per anetare te Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese, nuk eshte kompetence sic i pelqen Bamir Topit ta thote, ekskluzive e presidentit. Jo. Asnje sekonde te vetme. Eshte kompetence qe Kushtetuta e ka ngarkuar ta ushtrojne bashkerisht Presidenti dhe Kuvendi", - sqaroi Rusmali. Sipas tij, duhet pranuar tashme se Kuvendi e fitoi betejen kushtetuese per procedurat per emerimin e gjyqtareve me Presidentin ne ikje, Bamir Topi. "Ka ngadhenjyer mbi vizionin e presidentit ne ikje me kokefortesine e nje njeriu qe ne fakt, kokefortesine nuk e kishte presidenciale. Jemi ne vigjiljen e presidences se re dhe une shpresoj shume qe presidenti qe vjen, gjeja e pare qe do te beje ne detyren e vet eshte qe te korrigjoje gabimet e presidentit ne ikje", - shtoi Rusmali. Nga ana e tij, vete Zeneli para anetareve te komisioni, shprehu vizionin e tij per postin e anetarit te Gjykates se Larte. "Gjykata e Larte ne momente te caktuar ka nevoje per njerez te doktrines, per njerez te shquar dhe nese arrihet qe nepermjet sistemit perfshires ne karriere te merren dhe njerez jashte sistemit gjyqesore, atehere me te vertete do te kishim nje Gjykate te Larte profesionale", - u shpreh ai. Zeneli do te kaloje per votim ne seance plenare. Nga viti 2009, ai u zgjodh nga KLD, kryetari i Gjykates se Shkalles se Pare ne Tirane, detyre te cilen e mban dhe aktualisht.