SHBA mbeshtet heqjen e imunitetit te pakufizuar
Shtetet e Bashkuara mbeshtesin heqjen e imunitetit te pakufizuar, me te cilin eshte abuzuar ne te shkuaren. Keshtu u shpreh dje ambasadori amerikan ne Tirane, Aleksander Arvizu, pasi kreu nje takim me kryetarin e PS, Edi Rama. Arvizu tha se heqja e imunitetit eshte vetem nje hap, duke shtuar se shume nga keto hapa te tjera jane absolutisht jetike per parandalimin e abuzimeve me pushtetin.
Me poshte ndiqni pyetjet dhe pergjigjet e plota te dhena gjate konferences per shtyp te Ambasadorit te SHBA, Aleksander A. Arvizu
Cili ishte qellimi i takimit tuaj me z. Rama?
Kjo eshte pjese e nje serie te zakonshme konsultimesh qe kemi pasur. Sic mund ta imagjinoni, nje pjese e mire e diskutimit u fokusua tek ceshtja e lene pezull e imuniteteve, tek ndryshimet kushtetuese per heqjen e imuniteteve. Nese me lejoni, do te doja te vija ne dukje disa pika ne lidhje me pozicionin e Shteteve te Bashkuara. Nese nuk ju vjen keq, do te lexoj, sepse mendoj se kjo eshte teper e rendesishme. Pike se pari, Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kane deklaruar qendrimin e tyre se heqja e imuniteteve eshte nje hap i rendesishem drejt luftes kunder korrupsionit, drejt arritjes se nje llogaridhenieje me te larte nga ana e zyrtareve publike. Thene kete, ne besojme se heqja e imuniteteve eshte vetem nje hap nga disa te tille qe duhet te merren ne menyre qe korrupsioni te luftohet ne menyre efektive dhe se disa nga keto hapa perfshijne masa qe duhet t'i japin fund nderhyrjes se tepert politike tek funksionimi i gjyqesorit, tek puna e zyres se prokurorit etj. Koha e ndermarrjes se hapave per keto masa eshte dicka qe i takon sistemit politik shqiptar ta vendose, por, nga pikepamja jone, eshte e rendesishme qe kjo te kryhet. Per sa i perket draftit qe po diskutohet aktualisht, mesa kuptoj une, themelet e tij bazohen tek rekomandimet e bera vitin e kaluar nga EURALIUS dhe PACA. Qartazi, kjo eshte nje baze e shkelqyer, nje pikenisje e mire. Te shtunen, me beri shume pershtypje qe pati degjesa te gjata, te gjera dhe te hapura ne Parlament, me deshmi ekspertesh vendore dhe nderkombetare, me pikepamje te ndryshme mbi hapat e mundshem qe mund te merren per te permiresuar draftin. Bashkesia nderkombetare perfaqesohej nga PACA dhe EURALIUS, qe eshte gjeja e duhur. Shtetet e Bashkuara nuk ishin zyrtarisht te perfaqesuara ne keto degjesa, por deklaratat dhe qendrimet e EURALIUS dhe PACA perfshinin shume nga idete e Shteteve te Bashkuara dhe e kemi te lehte te themi se bashkendajme ato qendrime. Me sa kuptoj une, perfaqesuesve te dy partive tani u eshte kerkuar qe te pajtojne pikepamjet e tyre te ndryshme. Shtetet e Bashkuara shpresojne qe te dyja palet do te punojne me zell per te perfshire disa nga idete me te mira qe u paraqiten gjate asaj dite me deshmi dhe diskutime ekspertesh, dhe se do te jene ne gjendje qe t'i perfshijne ato ne nje draft te rishikuar qe pranohet gjeresisht nga te dyja palet, qe pranohet gjeresisht nga populli shqiptar, dhe qe nuk do te lere vend per dyshime se ecja perpara me kete draft do te ishte ne interesin e popullit shqiptar.
Partia Socialiste po kerkon gjithashtu qe heqja e imunitetit te shoqerohet me ndryshime te tjera kushtetuese ne lidhje me emerimin e zyrtareve te institucioneve te pavarura dhe anetareve te gjykatave me te larta te vendit. Z. Rama tha se PS nuk do te marre pjese ne votimin e dates 6 gusht per heqjen e imuniteteve, nese nuk bihet dakord per kerkesat e tjera. PS ka rekomanduar qe votimi te shtyhet per ne shtator. A u diskutua kjo kerkese gjate takimit? Cili ishte pozicioni i z. Rama mbi kete ceshtje?
Duhet te pyesni z. Rama se cili do te jete qendrimi i tyre. Une do te perserisja ate qe sapo thashe, se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin heqjen e imunitetit te pakufizuar, me te cilin eshte abuzuar ne te shkuaren, por, heqja e imunitetit eshte vetem nje hap. Shume nga keto hapa te tjera jane absolutisht jetike per parandalimin e abuzimeve me pushtetin.
A eshte kjo koha e duhur per te ndryshuar kushtetuten ne lidhje me keto ceshtje?
Mendoj se eshte e veshtire per nje te huaj si puna ime te them... Sic e shpjegova, per sa i perket ketij drafti... Me falni, e keni fjalen per ceshtjet me te gjera, apo ceshtjen e imunitetit?
Ceshtjet e tjera.
Qartazi, ceshtjet me te gjera nuk mund te shqyrtohen para 6 gushtit. Por nuk shoh pse ato nuk mund te merren ne shqyrtim ne shtator, ose ne pjesen e pare te tetorit. Mendoj se eshte e rendesishme qe ato te merren ne shqyrtim, pasi do te ishte keqinterpretim te thuhej se, nese nenet e imunitetit hiqen, atehere lufta kunder korrupsionit do te jete efektive. Eshte nje hap i rendesishem, eshte nje hap thelbesor, por eshte vetem nje hap.
Javen e kaluar ju deklaruat per reformen elektorale se kishit humbur disa baste. Keni vendosur ndonje bast kete radhe mbi ate qe do te ndodhe me 6 gusht? Do te kalohen amendimet apo jo?
Pike se pari, duhet te them se e mesova mesimin dhe nuk ve me baste. Sa per 6 gushtin, une do te perseris ate qe sapo thashe, qe drafti fillestar ishte bazuar ne themele mjaft te forta. Mendoj se te shtunen pati disa deshmi shume te vlefshme nga eksperte te ndryshem. Nese disa nga keto ide mund te perfshihen ne draftin e rishikuar, atehere 140 parlamentaret duhet te vendosin nese kjo eshte dicka, te cilen ata duan ta cojne perpara me 6 gusht.
A do te vazhdoje turi i konsultimeve deri me 6 gusht?
Une jam gjithnje i gatshem, por mendoj se, pasi kemi hyre pak me thelle ne pikepamjet tona, nuk e di se sa mund te thuhet me teper. Une nuk do te them se legjislacioni per imunitetet duhet te aprovohet me 6 gusht. Nuk do ta them kete. Ajo qe po them eshte se nese nje draft i mire mund te paraqitet bashke me ndryshimet qe pasqyrojne nje pikepamje konsensuale, jo vetem te njeres pale, mbi menyren e ecjes perpara, atehere, shpresoj qe ata te vendosin cfare eshte me mire per vendin.
Pjesemarresit ne nje forum te shoqerise civile para pak ditesh deklaruan se ndryshimet e Kushtetutes nuk duhet te behen me ngut dhe se konsultime me te gjera jane te nevojshme. Pati gjithashtu kritika per ju personalisht per ate qe u konsiderua presion mbi palet per t'i kaluar keto ndryshime sa me shpejt.
E keni fjalen per forumin e Presidentit Moisiu?
Po.
Une kam shume respekt per Presidentin Moisiu dhe per forumin. Shpresoj qe deklarata jone sot te ndihmojne paksa ne qartesimin e qendrimit tone.
Neser eshte ceremonia zyrtare, ne te cilen z. Nishani do te marre detyren e tij si President i ri i Republikes. Nese opozita e bojkoton kete, si do ta interpretoje Ambasada e SHBA kete vendim?
Kjo eshte nje pyetje hipotetike dhe duhet te pyesni opoziten nese kane ndermend te marrin pjese apo jo.