Formulari A2, "truku" per te ndryshuar degen Luljeta Ndoka
Shqyrtojini mire preferencat tuaja ne raport me piket q keni marre, sepse, po u kaluan te dhenat ne sistem, nuk keni me shanse qe t'i ndryshoni. Kjo ehste keshilla e specialisteve te Agjencise Kombetare te Provimeve, te cilet gjithsesi, e japin nje shprese per maturantet e pavendosur. Pra, zgjedhja duhet te jete e vendosur mire. Nese per momentin nderrojne mendje, maturantet mund te bejne nje modifikim ne numrin qe ndodhet ngjitur me degen. Deget kane bashkengjitur numrin rendor. Per shembull nese kane vene preference te pare Fiziken, dhe pendohen per kete, ata duhet te shtypin numrin 2 te Fizika dhe te fshijne numrin 1. Pas kesaj, ata duhet domosdoshmerisht qe te klikojne te kutia "ruaj ndryshimet". Me pas, gjithcka regjistrohet me emrin e maturantit dhe bashkangjitur me te gjitha te dhenat e tjera. Me pas, formulari printohet ne dy kopje, nga te cilat njera i mbetet shkolles dhe tjetra Agjencise Kombetare te Provimeve. Ndonese te gjithe maturantet e kryeqytetit ishin pergatitur qe ta plotesonin dje formularin A2 ne menyre elektronike, nje gje e tille nuk ka ndodhur. Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, si dhe Drejtoria Arsimore e Tiranes sqarojne se formulari ishte parashikuar qe diten e pare te shperndahej ne forme te printuar, dhe vetem diten e dyte te realizohej plotesimi i tij online. "Jemi perpjekur qe te shmangim cdo lloj nxitimi nga ana e maturanteve. Per kete qellim menduam qe diten e pare formulari te shperndahej i printuar. Vetem ne kete menyre ata do te kene mundesi qe te njihen me ne detaje me formularin. Ndersa kur te vijne neser (sot) per ta plotesuar, do t'i kene idete me te qarta mbi ate qe duan dhe plotesimi online do te zgjase mjaft pak", - thote Alfons Harizaj, Drejtor i Agjencise Kombetare te Provimeve. Kesisoj, duket se mesuesit jane keqkuptuar qe ne fillim, pasi ata nuk i kane komunikuar nxenesve qe diten e pare, thjesht do te njihen me formularin A2, me ane te te cilit mund te zgjedhin deri ne 10 dege preferenciale. Procedurat e aplikimit online te formularit A2 do te realizohen per dy dite me radhe ne qytetin e Tiranes, pasi kryeqyteti ka numrin me te madh te maturanteve. Per siguri me te madhe, maturantet mund ta plotesojne kete formular dhe ne forme manuale, me shkrim dore. Fillimisht, ne linkun e formularit te faqja e Agjencise Kombetare te Provimeve del nje faqe ku mbikeqyresi i nxenesit duhet te shkruaje ID-ne dhe fjalekalimin. Pasi mesuesi hyn ne sistem, nxenesi ka mundesi qe te futet me ID dhe fjalekalimin e tij, ku i dalin te gjitha te dhenat qe lidhen me notat e 4 ose 5 provimeve, mesatarja e gjimnazit etj. Aty i shfaqen sakaq te gjitha deget qe ka ne dispozicion per te zgjedhur. Sipas videos sqaruese, ne momentin kur maturanti klikon nje dege, per shembull Fiziken, i dalin menjehere piket minimale, me te cilat ka fituar fituesi i fundit, ne tre vitet e fundit. Pra, tabela me fituesit e fundit per cdo dege qe sherben si pike referimi per kandidatet ne universitete, eshte e shkrire ne sistem dhe u shfaqet maturanteve sa here ta klikojne nje dege te caktuar.