E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Përmet, 100 anëtarë kalojnë me LSI-në

Përmet- Lëvizjes Socialistë për Integrim i janë bashkuar 100 anëtarë të Partisë Socialiste të qytetit të Përmetit.

Gjatë takimit të zhvilluar në strukturat e LSI-së në Përmet, thirrjes për anëtarësime të reja në këtë parti, iu përgjigjen edhe 100 anëtarët e PS-së.

Sipas kryetarit të strukturave të Partisë Socialiste në zonën e Dishnicës, Erjon Jaçes, 100 anëtarët e PS-së i janë bashkuar LSI-së duke shkrirë kështu 10 organizata socialiste.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i LSI-së deputeti Vangjush Tavo, u shpreh se forca e tij politike do të vijojë të forcojë strukturat e saja politike dhe organizative në mënyrë që të triumfojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Jep dorëheqjen kryetari i Partisë Socialiste në Vlorë
  2. Përmet, vodhi materialet e censusit, në pranga 29 vjeçari
  3. PS, prezanton programin e ri politik

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›