Reforma në Drejtësi, Mcllwham: Kusht për integrimin e vendit
Tiranë- Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona Mcllwham deklaroi se reformimi i sistemit shqiptar të drejtësisë është një kusht thelbësor për integrimin në Bashkimin Europian.
Gjatë prezencës së saj në përurimin e projektit të trajnimëve në Shkollën e Magjistraturës, ambasadorja Mcllwham duke shprehur mbështetjën e vendit të saj për sistemin tonë të drejtësisë theksoi se nuk mjafton vetëm të bëhet drejtësi, por kjo edhe duhet parë.
Mungesa e pavarësisë dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor ka impakt negativ mbi besimin e publikut tek ky sistem. Nuk duhet vetëm të bëhet drejtësi, duhet parë që po bëhet drejtësi- u shpreh Mcllwham.
Ambasadorja britanike ka theksuar se nevojitet një sistem gjyqësor i pavarur dhe ifuqishëm, në mënyrë që vendi ynë të bëjë përpara në rrugën e integrimit europian.
Shkrime të tjera me interes: