E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kreu i qeverisë shqiptare Berisha, vizitë zyrtare në Norvegji

Norvegji- Kryeministri i vendit Berisha gjëndet sot në një vizitë zyrtare në Norvegji, ku do të takohet me homologun e tij Jens Stoltenberg. Në axhendën e kreut të qeverisë shqiptare janë planifikuar takime me krerët më të lartë të shtetit norvegjez, si me Princin e Kurorës Haakon Magnus, me zv/presidentitn e Parlamentit Per-Kristian Foss.

Po ashtu kryeministri Berisha do të takohet edhe me delegacionin norvegjez në Asamblenë e Këshillit të Europës. Kryeministri ynë shoqerohet në këtë vizitë zyrtare nga një delegacion me përfaqësues të bizneseve shqiptare kryesisht në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të energjitikës. Delegacioni shqiptar sëbashku me kryeministrin Berisha do të bëhen pjesë e Forumit Ekonomik me tematikë fushat e hidro-energjitikës dhe teknologjisë së informacionit, që organizohen nga bizneset norvegjeze. Gjatë forumit kryeministri Berisha do të takohet me biznesmenë norvegjez që duan të investojnë në Shqipëri apo që kanë investuar më parë. Duke u bërë një përshkrim të reformave fiskale të Shqipërise, si dhe klimën e favorshme për të ndërrmarrë investime në vendin tonë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Kryeministri Berisha, vizitë zyrtare nesër në Maqedoni
  2. Maqedoni, Berisha nderohet me çmim Ndërkombëtar për Lidërship
  3. Berisha: Shoqëria shqiptare vuan mungesën e vullnetarizmit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›