E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan nxenesit e Lamolles pa ndertese shkolle

Rreth 20 nxenes te ciklit te ulet ne fshatin Lamolle te Elbasanit zhvillojne mesimin ne nje godine qe nuk ploteson asnje standard per tu zhvilluar nje ore normale mesimi.

Energjia dhe ngrohja kane vite qe mungojne ne kete godine muret e saj jane teje te amortizuara duke rrezikuar seriozisht jeten e femijeve. Mjetet didaktike nuk egzistojne ndonese flasim per arsimin ne moshen e internetit. Prinderit thone se gjate diteve me shi nxenesit detyrohen qe te hapin cadrat ne klase apo te gjejne ndonje menyre tjeter per tu mbrojtur.

Kryetari i Komunes Labinot- Mal Qani Xhafa premton se brenda vitit 2011 problemit do ti jepet zgjidhje duke ndertuar nje godine te re.

Keta nxenes e zhvillojne mesimin ne klasa te bashkuara duke e rritur veshtiresine e nxenies se mesimit edhe me shume pasi lenda e matematikes dhe gjuhes zhvillohen ne te njejten ore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›