E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, përfshihet nga flakët një banesë, evakuohen banorët

ELBASAN- Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Zjarri ka rënë fillimisht në katin e dytë të banesë duke u përhapur në të gjithë katin.

Në vendngjarje kanë mbërritur 2 zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve.

Fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Policia nis hetimet për shkaqet e zjarrit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›