E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, të shtëna me armënë mes të ditës në Laprakë

TIRANE -  Qytetarët kanë njoftuar komisariatin numër 3 në kryeqytet për disa të shtëna me armë në Laprakë.

Të shtënat me armë janë raportuar në bllokun e pallateve Gintash në Laprakë.

Policia thotë se të shtënat u shënuan para një llotoje dhe se autori më pas është larguar me një makinë.

Nuk raportohen të plagosur apo të lënduar por të shtënat kanë frikësuar qytetarët. Në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja. Nisin hetimet për identifikimin e autorit.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›