E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Qeveria në ikje shpenzime galopante këtë vit, të vetëpërmbahet

ilir-beqjaTiranë- Sekretari për hartimin e programit në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, i ka bërë sërish thirrje qeverisë që të ndalojë shpenzimet buxhetore në prag të largimit.

Nëpërmjet një deklarate për media ai i është kundërpërgjigjur kryeministrit, duke thënë se vetëm brenda 6 muajsh qeveria ka ezauruar 90% të defiçitit buxhetor.

Situata është e vështirë. Në 5 muajt e parë të vitit nga tatimet dhe doganat janë arkëtuar 150 milionë dollarë më pak se programi i fillimvitit. Vetëm në muajin qershor mosrealizimi është shtuar edhe me rreth 50 milionë dollarë të tjerë. Me këto ritme, dhe duke pasur parasysh gjendjen e vështirë të ekonomisë, ekspertët tanë parashikojnë që mosrealizimi të arrijë në 400 milionë dollarë deri në fund të vitit. Nuk mund të lihet pa përmendur edhe një tjetër shifër e rëndë: Vetëm në 6 muajt e parë të vitit qeveria në ikje ka ezauruar plot 90% të defiçitit buxhetor vjetor,- tha ai.

Më tej Beqja u shpreh se Ministria e Financave duhet të ketë si përgjegjshmëri morale ashtu edhe ligjore për të ndaluar shpenzimet dhe të ushtrojë detyrat ligjore që i takojnë.

Të bëjë publike sa më parë treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar për 6 muajt e parë të vitit; Të ushtrojë detyrat ligjore në administrimin e mbledhjes së detyrimeve tatimore dhe doganore; Të ndërpresë çdo lloj negociate në vijim për kontrata e projekte me financues të ndryshëm që rrisin borxhin e jashtëm të Shqipërisë. Të garantojë që në periudhën 12 30 korrik 2013, gjatë së cilës do të bëhet upgrade i sistemit automatik të thesarit, të garantohen pagesat e ndihmës ekonomike, pagesat e përfitimeve të personave me aftësi të kufizuar, pagesat e pensioneve dhe pagesat e rrogave,- vijoi Beqja.

Në fund ai u shpreh se zyrtarët e lartë të Ministrisë së Financave, ashtu si dhe të gjithë zyrtarët e lartë të këtij shteti, duhet të kuptojnë se detyra e vetme që u mbetet për të bërë deri në betimin e qeverisë së re është të tregojnë përgjegjshmëri e vetëpërmbajtje në shërbim të interesave të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›