E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në flakë pyjet e Tërbunit, e vështirë ndërhyja për shkak të terrenit

PUKE-Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në masivin e pyjeve të Tërbunit në Pukë ndërsa nga vendngjarja situata paraqitet e vështirë për shkak se terreni i thyer malor nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikëseve.

Korrespondenti ynë nga Puka, Armir Mehaj bëri të ditur se një vatër madhe zjarri është vërejtur sot në pyjet e Tërbunit dhe se flakët po zgjerojnë vatrën të ndihmuara dhe për shkak të erërave që fryjnë.
Mehaj tha se zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore pasi automjetet e kanë të pamundur të ndërhyjne direkt e në vatër pasi terreni është tepër i thyer dhe shkëmbor.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm pasi dhe temperaturat në zonë nuk i kanë kaluar ende 24 Gradë në zonë dhe është e pamundur që shkak për vatrën të ketë qenë vapa përvëluese apo ndonjë pakujdesi.

Ky zjarr sot në pyjet e Tërbunit risjellë në vëmendje dhe traditën e keqe të zjarrvënieve në zonë ku vetëm vitin e kaluar për shkak të zjarreve të qëllimshme u dogjën dhjetra ha me pyje.

Problem është dhe mosangazhimi banorëve në aksionet për shuarjen e zjarreve. Vitin e kaluar shumë banorë të zonës iu bashkuan forcave të ushtrisë dhe zjarrfikësve në operacionet për shuarjen e zjarreve por shteti nuk pagoi asnjë prej tyre për kontributin e dhënë, thekson korrespondenti në Pukë.

Aktualisht në zonë për fikjen e flakëve po operon vetëm reparti i zjarrfikëseve.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Elbasan, përfshihet nga flakët një banesë, evakuohen banorët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›