Elbasan, përplasen 4 makina, plagosen 4 persona
ELBASAN-Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në fshatin Lazarej të Elbasanit. Tre automjete u përplasën mes tyre, konkretisht një mjet me targa AA 598 AC, një furgon mallrash me targa të Elbasanit si dhe një kamion me targa të Krujës 40 65 A.
Njëri prej drejtuesve te mjeteve e mjeteve pësoi dëmtime më serioze, ndërsa u plagosën edhe tre persona të tjerë. Aksidenti solli bllokimin e qarkullimit për disa minuta në këtë segment rrugor, pjesë e aksit nacional Peqin-Elbasan.
(d.b/News24/BalkanWeb)