E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, përplasen makinat, 5 plagosen

Foto IlustrueseELBASAN – Një aksident me pasojë plagosjen e pesë shtetasve, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën, ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Në afërsi të vendit të quajtur Mjekës, makina BMV, me targa italiane, drejtuar nga Renato Toska, 22 vjeç me banim në fshatin Shtërmen, është përplasur me një mjet tipi “Benz”, me targë EL 1466 B, e drejtues shtetasin Sabri Muça, nga Elbasani. Për pasojë, u lënduan drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët që udhëtonin me ta: M.Musta, 21 vjeçe, D.Tashi, 30 vjeç si dhe Gj.Kuqi, 48 vjeç. Menjëherë, policia dhe autoambulanca kanë transportuar për në spitalin kirurgjik pesë të aksidentuarit, ku mësohet se Gjergji Kuqi është në gjendje kome. Nga të dhënat e para rezulton se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të makinës nga Muça.           m.s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›