E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, shpërndanin drogë, 4 në pranga

ELBASAN – Katër të rinj janë arrestuar në flagrancë, në kuadër të një operacioni policor të koduar Mesditja teksa përpiqeshin të shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Arrestimi i tyre është bërë në orët e vona të mesditës, ku gjatë një kontrolli fizik, shtetasve Marjus Peqini 21 vjeç, Indrit Kola 21 vjeç, Olgert Ferracaku 26 vjeç, si edhe Klodian Lolja 27 vjeç, iu gjetën 13 doza lëndë narkotike të llojit marijuanë. Policia i arrestoi katër të rinjtë në vendin e quajtur vinçi i prishur në lagjen Shënkoll, të cilët akuzohen për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se katër të rinjtë nuk kishin shumë kohë që shisnin lëndën narkotike, ndërsa ka nisur hetimi për të gjetur personat tek të cilët katër të rinjtë merrnin lëndën narkotike për ta shitur atë më pas kryesisht tek gjimnazistët.                      m.s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›