E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, plagos me lopatë vëllanë për pronën, në pranga 67-vjeçari

Gazeta Shqip

Një person ka mbetur i plagosur me mjete të forta nga vëllai i tij për shkak të një grindjeje për çështje pronësie. Sipas policisë së Elbasanit, ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragot të këtij rrethi dhe uniformat blu kanë arritur në kohë të parandalonin një vrasje brenda familjes.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, në familjen Paja, kur shtetasi Veiz Paja tentoi të vrasë me lopatë vëllain e tij, N.Paja, 57 vjeç, duke e qëlluar disa herë me të.

Sipas policisë, sherri mes dy vëllezërve dyshohet se kishte nisur për një çështje pronësie. Policia e mbërritur në vendngjarje ka vënë në pranga autorin Veiz Paja, ndërsa  i plagosur është transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

21 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, plagos me lopatë vëllanë për pronën, në pranga 67-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›