Correa: Hyrja në ambasadë vetëvrasje diplomatike për Britaninë
Britania e Madhe do të bëntë një “vetvrasje diplomatike” nëse do të tentojë të hyjë në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, kështu ka deklaruar presidenti i Ekuadorit Rafael Correa, raporton BBC.
Presidenti tha se një lëvizje e tillë do të hapte shumë probleme për ambasadat britanike në mbarë botën.
Z. Correa ka folur për televizionin shtetëror për mosmarrëveshjet e vazhdueshme lidhur më themeluesine Wikileaks, Assange.
Britania e Madhe nga ana e saj thotë se është e detyruar të ekstradojë Assange drejt Suedisë, ku ai do të përballet me akuzat për ngacmime seksuale, të cilat i mohon, dhe se ai do tëe arrestohet nëse vendos të lërë ambasadën.
Intervista më presidentin ekuadorian Correa u hap më një raportim të shkurtër nga ambjentet e brendshme nga Ambasada Ekuadorian në Londër. Lidhja direkte shfaqte z. Assange duke përqafuar avokatin e tij, disa minuta para daljes së tij në publik para turmës që nga ballkoni i ambasadës.
I pyetur nëse ka ndonjë mundësi që autoritetet britanike të hyjnë në ambasadë, Correa tha se fillimsiht ato duhet t`i nisin një letër qeverisë ekuadoriane.
Julian Assange pretendon se ai është thjesht nje viktimë në “luftës së bilbilave” të Amerikës.
” Për sa kohë që Britania e Madhe nuk ka kërkuar falje për të tilla deklarata, rreziku ekziston ende”- deklaroi Correa. Por ai ripërsëriti se një veprim i tillë do të ishte një vetvrasje diplomatike për Britaninë sepse atëherë njerëzit mund të hyjnë pa problem në ambjentet diplomatike dhe askush nuk do të ketë më të drejtë t`u thotë asgjë.
Nuk ishte e vogël deklarata e Britanisë së Madhe se hapi i rradhës do të jetë largimi i Assange nga ambasada, por në lidhje me këtë presidenti Correa tha se ishte i gatshëm që çështjen ta çonte në Kombet e Bashkuara.
“Në po shpresojmë të marrim një mbështetje sa më të gjerë për këtë çështje sepse ajo në të vërtet dhunon ligjet amerikane, ato ndërkombëtare, Konventën e Vienës dhe të gjitha traditat diplomatike të ngirtura këtu e 300 vite më parë”.
“Britanikët thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të ekstradojën Assange, atëherë a mund të më thonë perse nuk ekstraduan edhe Augusto Pinochetin?”, – pyeti Correa.
Ndërkohë Britania e Madhe insiston se nuk do të garantojë një kalim të sigurt për në Ekuador të Assange.
Matilda Alku/IDEA