Elbasan plagosen at e bir per disa rrenje ullinj
Mesditen e sotme ne fshatin Shtepanje te Komunes Gositme ne Elbasan dy familje te nje gjaku grinden per disa rrenje ullinj deri sa sherri con ne plagosjen e dy anetareve te familjes babe e bir perkatesisht te moshes 56 dhe 14-vjec. Mesohet se vellai i 56-vjecarit Jonuz Pepa 58-vjec se bashku me dy djemte e tij Delian dhe K. Pepa 21 dhe 17-vjec pasi jane grindur me xhaxhain e tyre 56-vjecar R.Pepa dhe djalin e tij S.Pepa i kane goditur keta me lopate duke shkaktuar plagosjen e tyre. Nderkohe policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje ku ka bere te mundur ndalimin e autorit ndersa ka proceduar penalisht ne gjendje te lire dy djemte e 56-vjecarit Pepa ndersa dy te aksidentuarit ndodhen ne spitalin kirurgjik te Elbasanit nen kujdesin e mjekeve.