E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me arme pa leje kryeplaku i fshatit Senice ne Delvine

Policia e Delvines ka bere te mundur arrestimin e dy personave mes tyre edhe kryeplakun e fshatit Senice te Delvines pasi jane kapur me arme pa leje. Burime nga policia bejne me dije se eshte arrestuar kryeplaku Artan Miho 41-vjec dhe 19-vjecari Artan Bala pasi gjate kontrollit te ushtruar ne ish-posten kufitare ne fshatin Leshnice te cilen kryeplaku e perdorte si stan policia gjeti 2 arme zjarri model Kallashnikov si dhe 5 canta sportive te zeza te cilat dyshohet se ndoshta do te perdoreshin per trafik droge drejt Greqise. Nderkohe ndaj shtetasit Miho eshte ngritur akuza Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit e kryer ne kushtet e bashkepunimit ndersa ne ngarkim te 19-vjecarit Artan Bala eshte ngritur akuza Prodhim dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit dhe Moskallezim te krimit.Nderkohe ne brezin kufitar te Sarandes jane shtuar masat e sigurise ditet e fundit pas episodeve te shumta te trafikimit te droges drejt Igumenices dhe Korfuzit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›