E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Tirana mundesia me e mire per investime

Gjate nje takimi me Konsujt e Nderit te Shqiperise ne bote kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha duke e vleresuar kryeqytetin si mundesine me te mire per te investuar u kerkoi nje rol aktiv ne zgjerimin e marredhenieve ekonomike mes Shqiperise dhe vendeve qe ata perfaqesojne. Sipas tij tregu i punes qe Tirana perfaqeson eshte i ri i motivuar dhe i kualifikuar.Ne fjalen e tij Basha tha se se shpejti do te instalohet One Stop Shop ne Tirane. Ndersa ne maj te vitit tjeter do te jete gati plani i ri urbanistik. Kryebashkiaku Basha gjithashtu tha se synimi i tij eshte permiresimi i infrastruktures publike cka do te ule koston e te berit biznes si dhe shtrirja e zhvillimit ne te gjithe qytetin. Konsujt e Nderit te Shqiperise ne bote duke vleresuar projektet dhe vizionin e kryetarit Basha shprehen angazhimin per promovimin e Tiranes ne vendet e tyre dhe per te nxitur biznesin te shohe mundesine e investimit ne kryeqytetin shqiptar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›