E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, plagoset me armë një person, në kërkim autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqëzimin e Cërrikut.

Duke iu referuar të dhënave më të fundit të policisë e cila tashmë ka mbërritur në vendgjarje, plagë të rënda ka marrë një 39 vjeçar, i cili eshte banues ne lagjen "Çlirimi".

Personi i cili është plagosur është shtetasi Haki Pëllumbi i cili është goditur nga një person tjetër, indetiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, kjo për arsye hetimi.

Policia tashmë ka nisur nga hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›