E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapen 20 kg heroinë, arrestohet shqiptari

Rreth 20 kg heroinë e pastër u kapën nga policia e Venecias në Itali gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës ndërsa në pranga ka rënë një shtetas shqiptar.

Droga është sekuestruar gjatë kontrollit të apartamenti në provincën e Pregaziolës ku banonin një çift shqiptarësh të dyshuar për trafik droge.
 

Gjatë kontrollit policia ka gjetur drogën të fshehur në një çantë shpine e mbështjellë në 37 pako me vlerë 2 milionë euro. Ndërkohë policia ka arrestuar shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet e ditur ndërsa po vijon hetimet në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›