E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan plagoset me thike vezhguesi i LSI-se drejtor i Elber-it

Gazetarja Bardha Nergjoni raporton se rreth ores 1600 ne qytetin e Elbasanit eshte plagosur me thike drejtori i kompanise Elber dhe njekohesisht vezhgues i LSI-se Ardian Zhitro. Ngjarja ka ndodhur jashte qendres se votimit ne shkollen Qamil Guranjaku. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndersa Zhitro ka perfunduar ne spital.


Nderkohe raportohet se ne fshatin Xibrake te komunes Shales nje person ka tentuar te votoje familjarisht. Pasi nuk eshte lejuar nga kryetari i komisionit i cili i perket Partise Socialiste kryefamiljari ka reaguar duke goditur kryetarin si dhe ka tentuar te thyeje kutite e votimit. Per kete rast ka reaguar edhe deputetja socialiste e Elbasanit Shega Ligori.



Kandidati i Aleances per te Ardhmen ne qytetin e Elbasanit tha sot se ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe deputetet te tjere te Partise Demokratike jane te pranishem ne afersi te qendrave te votimit ne kete qytet.

Kandidati Qazim Sejdini u ka bere thirrje qytetareve te tij te mos intimidohen nga prania e ministrit dhe deputeteve te PD pasi vullneti i tyre eshte ajo qe ka me shume rendesi dhe qe do te respektohet deri ne fund.

Nderkohe probleme jane hasur edhe ne disa komuna. Ne komunen Stravaj ne fshatrat Sopot e Gaferr jane larguar komisioneret e Partise Demokratike ndersa ne komunen Hotolisht fshatrat erce dhe Hotolisht qender po votohet nen presionin e komisionereve te PD dhe jashte dhomes se fshehte.

Elbasan PS Po u jepen para votuesve arme ne qender votimi

Nje votues shume flete - 1130
Nje person ka hyre ne qendren e votimit nr.3217 ne shkollen Qemal Haxhihasani me pese flete votimi cka ka bere qe komisioni te vendose bllokimin e procesit te votimit. Pritet te merret nje vendim per rifillimin e votimit.

1015
Partia Socialiste e Elbasanit denoncoi dhenie parash votuesve si dhe probleme te ndryshme ne qark.
Kreu i bashkise se Elbasanit Qazim Sejdini i cili rikandidon pasi votoi ne qendren e votimit ne shkollen e muzikes u shpreh se ka ndodhur ne nje incident te lagjja Beqir Dardha ku eshte nxjerre arme brenda qendres se votimit.
Gjithashtu Partia Socialiste ne Elbasan u shpreh se ka informacione qe ne zonen e kombinatit te drurit ne vendin e quajtur Kubi prane kopshtit po shperndahen para nga e djathta te cilat u jepen votuesve.
Ne rang qarku gazetarja Bardha Nergjoni raporton se ne komunen Paperr ashtu si ne komunen Pishaj ka probleme me fletet e votimit u emri i kandidatit dhe koalicioni jane te shtypura gabim. Ne komunen Paperr procesi eshte bllokuar pjeserisht dhe pritet te merret nje vendim
Nderkohe ne fshatin Gurishte te komunes Tregan komisioni nuk ka listen e votuesve dhe si rrjedhoje eshte i bllokuar procesi i votimit ndersa eshte bere ankese ne KZAZ 14.
Nje helikopter ka sjelle dy kuti votimi te demtuara ne cilen komunen Zavaline.


Ne komunen Pishaj te rrethit te Gramshit votimet nuk do te zhvillohen sot. Shkak per anulimin e procesit eshte bere nje gabim ne shtypjen e fleteve te votimit. Sipas korrespondentes se Shekullit Bardha Nergjoni ne fletet e votimit jane ngaterruar emrat e kandidateve dhe aleancave per te cilat ata kandidojne.


shte vene re qe kandidati i Aleances per Qytetarin eshte vene ne emer te Aleances per te Ardhmen dhe e anasjellta ne nje kohe kur ne kete komune jane 4 kandidatet qe duhet te votohen.


Perplasje e simpatizanteve PS me policine
Nderkohe ne oret e para te mengjsit te sotem eshte shenuar nje perplasje e simpatizanteve te Partise Socialiste me policine ne kete komune. Simpatizante te PS-se kane dale ne rruge me flamujt e tyre pas perfundimit te heshtjes zgjedhore. Nderkohe forca te policise u kane bllokuar atyre dokumentet e mjeteve.

Procesi i votimit ka nisur kudo ne qytetin e Elbasanit pervec njeres nga qendrat e votimit ne KZAZ nr 12 ku per shkak te mosmarreveshjeve mes perfaqesuesve procesi ka filluar me vonese. Ne disa qendra votimi te kesaj KZAZ-je votuesit kane vene ne dukje probleme me bojen e perdorur nga komisioni e cila hiqet menjehere. Kryetari i KZAZ nr 12 Shkelqim Duka i tha korrespondentes tone se kjo eshte pergjegjesi e KQZ.

Nderkohe eshte vene re nje pjesemarrje e larte e votuesve sidomos ne periferi.



Policia Gjithcka vijon normalisht
Strukturat e Drejtorise Policise Qarkut Elbasan dhe te Komisariateve pjese perberese e saj Elbasan Librazhd Peqin Gramsh jane angazhuar per kryerjen e detyrave dhe sherbimeve policore per ruajtjen e objekteve zgjedhore deri ne celjen e votimit garantimin e rendit dhe te qetesise publike gjate dites se votimit dhe shoqerimin e kutive te votimit me materialet e tjera zgjedhore nga QV-te per ne VNV si dhe parandalimin e veprimtarive kriminale ne kete periudhe.
Sot me date 08.05.2011 rreth ores 07.15 jane dorezuar te gjitha QV qendrat e votimit nga punonjesit e policise te dislokuar me sherbim per ruajtjen e tyre ne KZAZ komisioni zonal administrimit zgjedhor ku gjate dorezimit te tyre nuk eshte konstatuar asnje problem.
Rreth ores 0730 ka nisur procesi i votimit normalisht dhe pa probleme rrethin Peqin.
Rreth ores 0740 ka nisur procesi i votimit ne rrethin Librazhdit.
Rreth ores 0750 ka nisur procesi i votimit ne rrethin e Elbasanit
Rreth ores 0800 ka nisur procesit i votimit ne rrethin e Gramshit procesi i votimit ka filluar normalisht dhe pa probleme.
Qe nga momenti i dorezimit te qendrave te votimit te gjithe punonjesit e policise te dislokuar me sherbim per ruajtjen e tyre jane larguar nga qendrat e votimit duke qendruar larg tyre me qellim nderhyrjen ne rast incidentesh te mundshme nese do te kete.
Ne qytetet dhe ne zonat rurale ne te gjithe qarkun e Elbasanit ne periudhen e fillimit te procesit te votimit ne afersi te qendrave te votimit apo ne rruge nuk ka pasur asnje mjet apo force policie pervecse ne rastet e kerkeses se ndihmes nga komuniteti per probleme te ndryshme.
Ne qarkun e Elbasanit gjate nates nuk eshte konstatuar asnje incident.

Redaskia Online



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›